Ja si e përjetojnë qytetarët 28 Nëntorin

Prishtina

Ja si e përjetojnë qytetarët 28 Nëntorin

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 18:03
Qytetarët flasin për 28 Nëntorin

Dikush me vjersha e dikush me këngë, madje kishte të tillë edhe që derdhën lot.

Kështu pak a shumë ishte atmosfera për nder të 28 Nëntorit që mbretëroi sot në Prishtinë.

Sheshet e kryeqytetit ishin të stërmbushura me njerëz. Prindërit me fëmijë të cilëve edhe u blinin simbole kombëtare, pleq e plaka, të rinj e të reja festuan 28 Nëntorit pavarësisht se sot mbretëroi mot i ftoftë.

Një vogëlushe e quajtur Yllka madje nuk përtoi ta recitojë një vjershë për nder të 28 Nëntorit.

Image

Ndërsa ata më të vjetrit kujtojnë kohën kur nuk kanë guxuar ta festojnë 28 Nëntorin, ndërsa tash thonë se falë atyre që ranë për liri e pritën edhe këtë ditë.

Një përjetim të tillë e ka edhe Shaban Loshi.

Image

Loshi:  Nuk kemi  pas mundësi ta festojmë

“Kjo festë është festë kombëtare  e përjetojmë si edhe shqiptarët tjerë. Me gëzim e presim dhe e festojmë, jemi të gëzuar që e kemi arrit ta festojmë sepse më herët nuk kemi  pas mundësi ta festojmë . E kemi festuar jo publikisht, gjithherë ka qenë me stres , pa guxim, nuk kemi guxuar lirshëm ta festojmë këtë festë. Tash në të gjitha trojet shqiptare festohet kjo festë .  Në Kosovë i japin rëndësi shumë kësaj feste, sepse është festë kombëtare , që ne e synojmë bashkimin në Evropë .Ka filluar të bëhen organizime që janë shumë të mira dhe dhashtë zoti të vazhdojë”, tha Loshi.

Por për qytetarin Sejdi Veseli kjo festë nuk respektohet sa duhet nga ana e institucioneve të Kosovës e as atyre të Shqipërisë.

Veseli:  Më shumë iu intereson një i huaj

 “Kjo është festa më e madhe për shqiptarët. Kësaj feste nuk i  japin rëndësi të mjaftueshme as në Kosovë as në Shqipëri ,më shumë ju intereson një i huaj , një portier i një hoteli të huaj i intereson më shumë se për një fytyrë kombëtare. Ne më shumë i festojmë festat e të tjerëve se tonat. Organizime nuk ka as në Kosovë dhe as në Shqipëri”,u shpreh ai.

Ndërsa për Shaqir Veliun nga Malësia e Gallapit nuk ka organizime të mjaftueshme për peshën që ka kjo festë e rëndësishme kombëtare.

Image

Veliu : Organizime nuk ka të mjaftueshme

“Kjo është një ndër festat më të rëndësishme të kombit shqiptarë. 28 Nëntori ku u shpall pavarësia e shtetin tonë shqiptarë. Kjo është e të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Në kosovë nuk i jepin rëndësi të mjaftueshme kësaj feste , nuk po bëhet aq sa duhet. As organizime nuk ka të mjaftueshme , nuk ju ka kushtuar rëndësia e duhur aq sa e meriton dita e sodit. Institucionet duhet të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për një festë kaq madhështore si 28 Nëntori. Por për fat të keq ata i kanë mbyllë syt dhe veshë dhe ngasin mbas interesave personale dhe grupore. Kjo festë është një rreze dielli për të gjithë kombin shqiptarë”, tha Veliu.

Ndërsa Avdi Llapashtica  kujton kohën  e veprimtarisë ilegale kur njerëzit janë burgosur për flamur.

Image

 

Ky burrë nga Gollaku qan kur flet për ditët e sotme dhe për papunësinë e të rinjve, përfshirë edhe djalin e tij.Llapashtica: Sot dikush i merr dy rroga e dikush asnjë

“Kemi marr pjesë kur kanë qenë burrat dhe nuk ka qenë i lejuar flamuri kombëtarë. Më 6 tetor të vitit 1968 Metush Krasniqi ai e ka udhëheqë dhe sot është flamuri dhe universiteti i 1970, dhe universiteti ka qenë drita e krejt Kosovës dhe lapsi dhe pushka e kanë pru deri këtu. Kemi kënaqësinë që po ju shohim të lirë. Pak i jepet rëndësi tek ne sepse ata që kanë luftuar janë duke ngrënë dhe. Të gjithë ata që kanë udhëhequr vetëm Adem Demaçi ka mbetur. Ne kemi punuar që të kemi gjithçka njëjtë për rroga, shkolla, shëndetësi, ekonomi , ushtria e policia sepse këto e mbajnë shtetin. 53 akademik të shkencave i kanë nga 2 rroga dhe ata që kanë përfunduar fakultetin nuk kanë rrogë. Lavdi dëshmorëve që kanë dhënë jetën”, tha ai.

Suar Avdiu mendon se komuna ka bërë mirë që ka organizuar aktivitete për festat e nëntorit, megjithatë sipas tij mund të bëhet edhe më mirë.

Image

Avdiu: Gjithmonë mund të bëhet diçka më tepër

“Kjo festë jo vetëm për mua po për të gjithë shqiptar kudo në botë ka rëndësi të madhe për arsye se është festa e Shqipërisë, pavarësia e Shqipërisë është shpallur para 104 vitev dhe të gjithë e festojnë me kënaqësi të madhe. Edhe unë sapo isha në festival, një koncert i mbajtur nga komuna e Prishtinës. Besoj që në të ardhmen që ketë organizime edhe më të mëdha ku me dinjitet do ta përfaqësojmë shtetin tonë. Këtë vit ka organizime të mjaftueshme por mendoj që gjithmonë mund të bëhet diçka më tepër brenda mundësive gjithmonë”, tha ai.

Për të renë me emrin Ermira duhet që të punojnë më shumë për ta ruajtur flamurin kombëtar.

Image

Ermira: E përjetojmë me shumë emocion dhe dashuri

“Kjo festë ka një rëndësi shumë të madhe për ne. E përjetojmë me shumë emocion dhe dashuri. Mendoj që duhet të punojmë shumë për këtë festë , jo vetëm ta festojmë me flamur por edhe të punojmë për ta mbrojtur flamurin tonë dhe nderi tonë. Rëndësi i japim aq sa duhet . Organizime të mjaftueshme ka, por organizohemi edhe vetë me familje “, u shpreh ajo.

Ndryshe manifestimet për 28 Nëntorin kanë filluar dje me hapjen e panairit “Blej Shqip” por edhe aktivitete tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat