‘Kapen’ mes vete asambleisti i LDK-së e kontraktori i Komunës së Prishtinës

Prishtina

‘Kapen’ mes vete asambleisti i LDK-së e kontraktori i Komunës së Prishtinës

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 12:16
Seanca e kuvendit komunal

Kompania “Toifor” e kontraktuar nga Komuna e Prishtinës e cila është e angazhuar për mirëmbajtje e hapësirave publike në Prishtinë nuk i ka paguar punëtorët që gjashtë muaj. Kështu ka thënë asamblisti i LDK-së në Kuvendin e Prishtinës, Shaip Hajrizi. Ai ka kërkuar nga Komuna sqarim se pse po ndodhë kjo. Ndërkohë, Enver Zymeri, pronar i kompanisë Toifor” ka pranuar se ka vështirësi në realizim të pagave për punëtorët, por e ka mohuar se punëtorët janë pa rroga që gjashtë muaj. Zymeri ka thënë se “ai asamblist që ka shpifur ashtu do të ketë punë me mua”.

Në seancën e shtatë të Asamblesë në Prishtinë e cila është mbajtur të enjten, asamblisti i LDK-së, Haziri ka bërë kërkesë që të informohet se pse punëtorët që mirëmbajnë hapësirat nuk janë paguar që disa muaj. “Më duhet ta shtroj edhe një pyetje, me gjithë se kamë biseduar edhe me kryetarin e nënkryetarin për këtë punë, është një kërkesë e punëtorëve të “Toifor”. Kjo kompani që gjashtë muaj nuk ua jep rrogat këtyre punëtorëve. Si është e mundur që kjo çështje mos ta pengojë Komunën, dhe punëdhënësit e kësaj kompanie u thotë që Komuna nuk na i lëshon mjetet”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se “Nuk e di nëse kjo çështje a është për ne këtu, apo jo, por unë mendoj që po, ngase Komuna e bënë kontratën me atë kompani , dhe meqë e bënë kontratën duhet ta mbikëqyrë se si po vepron ajo kompani me punëtorët. Dua që nga njerëzit kompetent të Komunës ta kem një përgjigje në mbledhjen tjetër, meqë është kërkesë e punëtorëve”.

Ndërkohë, Enver Zymeri, pronar i kompanisë “Toifor” është çuditur se pse asambleja merret me punët e tij, ndërkohë ka thënë se do të kërkojë llogari personalisht nga asambleisti që e ka ngritur këtë çështje. “Asambleisti le të merret me punë të veta, mos të merret me punët e “Toifor”, se ai nuk është kompetente me fol për paga. Gjashtë muaj ditë pa paga, nuk qendrorë kjo. Mund të ketë ndonjë vonesë një muaj, eventualisht një muaj e gjysmë. Puna e kompanisë teme në asamble komunale po u bojka llaf. Mos të merret ai me punë tona, se ia fus një padi private se nuk mundet me ditë as kryt e vetë ku e ka”, ka thënë Zymeri.

Zymeri ka thënë se, Komuna e Prishtinës ia vonon dhjetë ose pesëmbëdhjetë ditë obligimet që ka ndajë tij, jo më shumë.

“130 punëtor i kamë në sistem, a unë me kokallë do ta kërkoj atë person që ka thënë ashtu. Edhe një herë ndodhë që ai person të më marrë nëpër gojë, ka punë më mu. Nëse qenka i dhimbshëm lë të mi jep 500 mijë euro, e tua qes punëtorëve rrogat për gjashtë muaj ditë”, ka thënë Zymeri.

Derisa asamblisti i LDK-së e kishte shtruar këtë kërkesë, autoritete komunale nuk janë përgjigjur në këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat