Ahmeti: Së paku gjeneratat e reja të kenë shanse dhe gjasa më të mëdha se ne

Prishtina

Ahmeti: Së paku gjeneratat e reja të kenë shanse dhe gjasa më të mëdha se ne

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 16:07
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti me disa fëmijë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në një postim në Facebook, ka shkruar se gjenerata e tij i ka humbur gjasat për të ndalur të keqen, por ka porositur që së paku gjeneratat e reja të kenë shanse dhe gjasa më të mëdha në Kosovë.

Derisa ka publikuar disa fotografi së bashku me fëmijë, ai ka thënë se këto fotografi i japin më së shumti gëzim.

“Duke i shiku fotot ndër vitet e qeverisjes e pash që këto më poshtë më japin më së shumti gëzim. Ndoshta gjeneratat tona i kane humb gjasat me e ndal krejt të keqen, por gjeneratave të reja pas neve duhet së paku të ja u ndërtojmë gjasën dhe shancat më të mëdha”, ka shkruar Shpend Ahmeti në FB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat