Në muajin e pyllëzimit mbillen fidanë edhe nga fëmijët në Kosovë

Prishtina

Në muajin e pyllëzimit mbillen fidanë edhe nga fëmijët në Kosovë

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 15:06
Fëmijët e Kopshtit Botanik në Prishtinë

Fëmijët e Kopshtit Botanik në Prishtinë, kontribuan në mbjelljen e fidanëve në  ambientet e tyre të banimit.

Ata, në mënyrë simbolike mbollën  disa  fidanë, të cilat do të kujtojnë përherë se të mbjellësh një pemë do të thotë të mbjellësh një jetë.

Kështu  ata mësuan në praktikë për rëndësinë që pyjet kanë në mjedisin në të cilin jetojmë.

Këto fidanë u siguruan si donacion nga Agjencia Pyjore e Kosovës, që mbështet projektin e pyllëzimit nga nxënësit e shkollave në vend.

600 fidanë të rinj do të mbillen në ambientet e banuara të nxënësve dhe të komunitetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat