Nuk shqyrtohet Raporti i Auditorit, mungojnë kryetari dhe nënkryetari

Prishtina

Nuk shqyrtohet Raporti i Auditorit, mungojnë kryetari dhe nënkryetari

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 12:23
Asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës

Asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës nuk kanë arritur të miratojnë një pikë të rendit të ditës ku protej të shqyrtohej raporti i Auditorit për vitin 2015.

Kjo pasi që asamblistët e PDK-së dhe LDK-së të Prishtinës nuk janë pajtuar që të shqyrtohet ky raport pasi që mungojnë kryetari i komunës Shpend Ahmeti dhe nënkryetari Dardan Sejdiu.

Shemsi Veseli nga PDK tha se nuk ka logjikë të flitet për këtë cështje kur mungon kryetari dhe nënkryetari dhe tha se kjo pikë duhet të shtyhet për një ditë tjetër.

 Po ashtu edhe Agim Gashi nga LDK tha se duhet të shtyhet për një ditë tjetër pasi që mungon kryetari.

Mbledhja e Kuvendit komunal ka vazhduar me diskutimin e pikave tjera të rendit të ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat