Qytetarët e Prishtinës të alarmuar për ajrin e ndotur

Prishtina

Qytetarët e Prishtinës të alarmuar për ajrin e ndotur

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 22:17
Ilustrim

Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, ka konstatuar se cilësia e ajrit ka qenë në nivelin e lartë të rrezikshmërisë, përkatësisht 430 grimca në milion.

Qytetarët e kryeqytetit janë ata që përballen me këtë ajër çdo ditë. Ata konsiderojnë se duhet të shihet si alarmante kjo gjendje.

Por Komuna e Prishtinës tash e sa kohë ka vendosur matësit për ndotjen e ajrit.

Sipas një përgjigje nga zyra për media, vendosja e sensorëve është realizuar me anë të një pilot projekti i cili është paraparë të këtë edhe pika të tjera të matësve të ajrit në kryeqytet. 

Sipas komunës, ajri në Prishtinë është regjistruar me ndotje të dukshme por brenda vlerave të lejuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat