Komuna e Prishtinës ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësirat publike për Vitin e Ri

Prishtina

Komuna e Prishtinës ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësirat publike për Vitin e Ri

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 14:34
Vendimi

Komuna e Prishtinës, me urdhëresë të Kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti ka marrë vendim që të ndalojë përdorimin e produkteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe.

Kjo ndalesë  sipas njoftimit nga Komuna e Prishtinës, vlen nga data 30 dhjetor 2016, deri më 3 janar 2017.

Në vendimin e Komunës së Prishtinës thuhet se personat të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese, do të gjobiten në shumë prej 100 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat