Komuna e Prishtinës me ashensor dhe platformë lëvizëse për personat me aftësi të kufizuara

Prishtina

Komuna e Prishtinës me ashensor dhe platformë lëvizëse për personat me aftësi të kufizuara

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 11:45
Platforma lëvizëse për personat me aftësi të kufizuara

(E plotësuar) - Komuna e Prishtinës ka bërë përurimin e liftit dhe platformës lëvizëse në ndërtesën e komunës. Përmes liftit dhe platformës lëvizëse personat me aftësi të kufizuara do të kenë qasje në të gjitha katet e komunës së Prishtinës.

Muhedin Nushi, drejtori i Administratës në komunën e Prishtinës, tha se kanë  arritur të finalizojë një projekt shumë të rëndësishëm si për komunën ashtu edhe për të gjithë personat me aftësi të kufizuar.

Projekti ka zgjatur një vit e gjysmë dhe ka kushtuar 52 mijë e 800 euro.

Nushi: Projekti ka kushtuar 52 mijë e 800 euro

“Projekti ka zgjatur gati një vit e gjysmë është financuar plotësisht nga buxheti i komunës së Prishtinës, kostoja e këtij projekti është 52 mijë e 800 euro, që nënkupton ndërtimin e ashensorit dhe ndërtimin e platformës si dhe të gjitha punët tjera shtesë të cilat i kemi pasur. Kjo tregon se vërtetë jemi të orientuar ose të fokusuar nga ky grup i qytetarëve me të cilët ne tashmë po iu ofrojmë edhe lëvizje shumë më të lirë në objektin e vjetër të komunës, lëvizja e cila ju ka munguar deri tani në këtë objekt”, tha ai.

Ashensori është i përdorshëm vetëm për personat që kanë kartela dhe Nushi tha se  nuk mund të shfrytëzohet pa kartela të autorizuara, kështu që sipas Nushit nuk mund të shfrytëzohet nga persona tjerë përveç se ata që janë të autorizuar. Me këtë rast ai bëri edhe shpërndarjen e kartelave të autorizuara për të gjitha shoqatat për personat me aftësi të kufizuara.

Image

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se me realizimin e këtij projekti Prishtina po bëhet e të gjithë qytetarëve.

Ahmeti: Prishtina po bëhet e qytetarëve

“Jam i lumtur që në këtë mandat po e realizojmë mundësinë që organizatat të ndryshme të bëjnë takime në zyrën e kryetarit, sa herë që kemi pasur takime i kemi taku në zyrat e kuvendit ose poshtë dhe persona që kanë qenë me karroca e kanë pasur të pamundur që të vizitojnë katet e ndryshme të komunës ku marrin shërbime. Me këtë mendoj se Prishtina po bëhet e qytetarëve”, tha ai.

Afrim Maliqi, drejtor i HANDIKOS-it, tha se realizimi i këtij projekti është shumë i rëndësishëm, pasi që të gjithë personat me aftësi të kufizuara do të kenë qasje në të gjitha katet e kësaj komune.

Maliqi: Ndërtimi i liftit do të na mundësoj lëvizjen e lirë në komunë

“Sigurisht se do ta lehtësoj shumë për arsye se siç u përmend që një vit e gjysmë nuk kemi pas mundësi as në përdhese të hyjmë, për shkak se projekti ka zgjatë dhe me të vërtete na ka gëzuar shumë. Mirëpo ndërtimi i ashensorit për çdo kat do të na mundësojë lëvizjen  dhe do të na mundësoj të kemi takime me kryetarin direkt në zyre të tij, për shkak se deri tani nuk kemi mundur të shkojmë në zyre të tij”, tha ai.

I gjithë projekti i komunës së Prishtinës për ashensorin dhe platformën lëvizëse ka zgjatur një vit e gjysmë.

Përurohet ashensori dhe platforma lëvizëse në Komunën e Prishtinës

Është përuruar ashensori dhe platforma lëvizëse në ndërtesën e Komunës së Prishtinës.

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, tha se tash mund të kenë qasje në komunë të gjithë personat që dëshirojnë të takohen, pasi që deri tani është dashur që vetëm në katin e parë të takohemi.

Ai tha se Prishtina po bëhet e të gjithë qytetarëve të saj.

Drejtori i Administratës, Muhedin Nushi, tha se komuna ka arritur të finalizojë një projekt shumë të rëndësishëm si për Prishtinën, ashtu edhe për personat me aftësi të kufizuara.

Po ashtu ai bëri  të ditur se ky projekt ka zgjatur një vit e gjysmë dhe është projekt i Komunës së Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat