Qytetarët informohen për sëmundjen e Logopedisë

Prishtina

Qytetarët informohen për sëmundjen e Logopedisë

Më: 5 mars 2017 Në ora: 13:01
Disa studentë dhe profesorë sot në Prishtinë

Disa studentë dhe profesorë janë mbledhur sot në Prishtinë për të informuar njerëzit më shumë rreth ditës evropiane e logopedisë, si dhe për t’i shitur disa punime, ku parat e grumbulluara do t’i dalin në ndihmë shoqatës ‘Pema’.

Profesoresha e kolegjin “Heimerer”, Hatixhe Zogaj, ka thënë se disa punime që janë bërë nga studentët e këtij kolegji do të shiten dhe paratë do të shkojnë për shoqatën “Pema”, e cila është në krizë financiare.

Zogaj: Parat do të shkojnë për shoqatën “Pema”

“Kolegji jonë si çdo herë zhvillon shumë aktivitete për me zhvilluar ditën Evropiane të Logopedisë, ku njëri ndër shumë aktivitetet është edhe ky në shesh. Në të njëjtën kohë kemi organizuar edhe një aktivitet, ku janë punimet e studentëve të cilat i kanë punuar, dhe kemi planifikuar që këto aktivitete të shiten sot dhe parat e grumbulluara nga këto aktivitete të shkojnë për shoqatën ‘Pema’ “, tha Zogaj.

Zogaj gjithashtu tha se popullata e Kosovës nuk janë shumë të informuar rreth kësaj sëmundje dhe që ata si kolegj do të mundohen të kenë më shumë aktivitete të tilla.

Zogaj: Popullata nuk është e informuar

“Për këto çrregullime njerëzit janë të informuar por jo edhe aq sa duhet, ngase dihet që jo trajtimet shkojnë, atëherë, kur duhet në fëmijërinë e hershme dhe popullata në përgjithësi nuk është e informuar sa duhet”, shtoi ajo.

Logopedia është shkenca e cila merret me parandalimin, zbulimin, diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të gjuhës , të të folurit, zërit, gëlltitjes, leximit dhe shkrimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat