Emini: Është nder të jesh vajzë e Kodrës së Trimave

Prishtina

Emini: Është nder të jesh vajzë e Kodrës së Trimave

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 17:07
Njomza Emini

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike të Kosovës, Njomza Emini ka publikuar fotografi nga takimi me simpatizantë.

Emini gjatë këtij takimi ka thënë se është nder të jesh vajzë e Kodrës së Trimave. Ajo ka thënë se është privilegj që të jetë zëri si deputete në Kuvend dhe kryetare e komisionit për integrime evropiane, për të përkrahur personat me aftësi të vecanta.

Postimi i plote:

KODRA E TRIMAVE”

Shumë të çmuar qytetarë të Kodrës së Trimave,  Të dashur miq, familjarë, kolegë, shokë, shoqe, fqinjë e dashamirë,  Të nderuar përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Ju rini e fisme e -Lagjes sonë-

Ishte dhe mbetet nder i pamatë të qenurit qytetare e vajzë e Kodres së Trimave! Për më tepër, është përgjegjësi dhe krenari të jem edhe Përfaqësuese e Lagjes që Prishtinës i ka dhënë prej kohësh shembullin e qytetarisë aktive; të përkushtuar për të mirën e përbashkët & jetën komunitare.

Ka qenë privilegji im të jem ZËRI JUAJ si Deputete në Parlamentin e Kosovës; të jem Kryetare e Komisionit për Integrime Europiane dhe të mos rresht së përkrahuri gratë shqiptare, të rinjtë e Kosovës, personat me aftësi të veçanta si dhe çdo qytetar tjetër, i cili për mua gëzon të drejtën absolute dhe të padiskutueshme të të jetuarit me dinjitet!

Dje, ju bashkëqytetarë të veçantë, në tubimin e mbajtur tek "Kodra" jonë, na dhatë forcë dhe vullnet për sfidën që po na pret, me përkrahjen tuaj të pakursyer!

Besimi juaj është amaneti im dhe i LDK-së!

Rruga jonë është e gjatë dhe me sfida, por unë do mbetëm besnike në përcjelljën e Zërit Tuaj në institucionet më të larta të Republikës së Kosovës!

Si dje ashtu dhe sot, jam krenare për Degën e mrekullueshme të LDK-së “Kodra e Trimave”;

Jam me fat që ju të respektuar qytetarë të Kodrës së Trimave i besoni Partisë dhe Përfaqësuesve tuaj!

Bashkë në çdo fitore,  Bashkë të Vendosur Sinqerisht.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat