Tollovi në rrugën “Luan Haradinaj” për shkak të “Beer festit”

Prishtina

Tollovi në rrugën “Luan Haradinaj” për shkak të “Beer festit”

Më: 2 korrik 2017 Në ora: 00:00
Pamje nga rruga “Luan Haradinaj”

Në Prishtinë mbrëmë ka filluar festivali i birrës i njohur si “Beer fest”. Organizatorët kanë thënë se vetëm mbrëmë ky festival është vizituar nga mijëra dashamirës të birrës.

Ndërkaq sonte, kur të pranishmit janë larguar nga platoja e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, aty ku po mbahet festivali, në rrugën “Luan Haradinaj” është shkaktuar tollovi dhe kolona të gjata të veturave.

Në vendin e ngjarjes është prezente policia, e cila po mundohet që të lirojë komunikacionin, edhe pse është gati mesnatë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat