Ka dy muaj që një pellg me ujë e hendek i hapur gati e ka bllokuar rrugën kryesore nga Shkolla Normale në Sofali. Hendekun e hapën komunarët, rregulluan a riparuan diçka në ujësjellës dhe nuk e mbyllën as sot e kësaj dite. Hendeku është bërë torturë jo vetëm për vetura e kaminën, por edhe për kalimtarë.
Banorët e Sofalisë, lagje në periferi të Prishtinës kanë thirr në të gjitha zyrat përkatëse, kanë shkuara në komunë të ankohen, mirëpo kot, rruga nuk riparohet, uji rrjedh vazhdimisht, gropa i dëmton veturat, i bënë nervozë kalimtarët.
Askush nuk e merr përgjegjësinë, askush nuk e riparon hendekun e pellgun e ujit.