Komuna e Prishtinës: Nuk ka dorëheqje të zyrtarëvve komunalë

Prishtina

Komuna e Prishtinës: Nuk ka dorëheqje të zyrtarëvve komunalë

Më: 6 korrik 2017 Në ora: 16:04
Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës demanton lajmin e përhapur për një varg dorëheqjesh si rrjedhojë e zgjedhjeve të 11 qershorit.

KQZ ka kërkuar nga kryetarët e komunave dhe asamblistët që të deklarohen se cilin pozicion do të mbajnë, por jo edhe nga drejtorët dhe personat e tjerë të emëruar.

 Për këtë arsye, lajmi i publikuar për dorëheqjen e 4 zyrtarëve komunalë është i pavërtetë. 

 Se kush do qëndrojë në Komunë, e kush do të kontribuojë nga Kuvendi i Kosovës, do të merret vesh pas certifikimit të rezultateve, dhe për çdo ndryshim Komuna do të iu njoftojë me kohë.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat