Një pjesë e lagjes “Sofalia”, qe tri ditë pa ujë

Prishtina

Një pjesë e lagjes “Sofalia”, qe tri ditë pa ujë

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 15:25
Ilustrim

Banorëve të lagjes “Sofalia”, përveç të nxehtit të madh, iu ka shfaqur edhe një problem tjetër.

Në këto temperatura të larta ata po ballafaqohen me mungesë të ujit të pijshëm qe gati tri ditë.

Bëhet fjalë sidomos për banorët dhe shtëpitë të cilat gjenden në pjesën e sipërme, në afërsi të shkollës së mesme “Gjin Gazulli”.

Banorët kanë shprehur shqetësimin dhe frikën e tyre, se uji në këto ditë të nxehta është tepër i nevojshëm.

Ata nuk i dinë arsyet për këto reduktime, kurse qe tri ditë atë lagje nuk e ka vizituar asnjë ekip i Ujësjellsit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat