Xhamia e Çarshisë vazhdon ende të jetë strehë e narkomanëve dhe prostitucionit

Prishtina

Xhamia e Çarshisë vazhdon ende të jetë strehë e narkomanëve dhe prostitucionit

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 13:14
Xhamia e Çarshisë

Jo më shumë se 100 metra larg objektit të Kuvendit gjendet Xhamia e Çarshisë, e cila ka vite që është në renovim.

Kjo xhami, që thuhet se është edhe më e vjetra në Ballkan, është bërë vatër e prostitucionit dhe drogës.

Media kishte raportuar vitin e kaluar për gjendjen në këtë xhami por asgjë nuk është bërë në këtë drejtim.

Shiringa, kutia të barnave, prezervativë, bërllok jashtë dhe brenda janë gjërat që sheh në këtë vend që dikur ka shërbyer për të kryer ritet besimtarët islamë.

Media ishte sot në këtë xhami dhe ka kapur këto pamje të shëmtuara.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat