Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas kritikave të drejtuara ndaj qeverisjes së tij për menaxhimin e rrugëve të kryeqytetit, pas shiut të rrëmbyeshëm që ra sot pasdite.
Ahmeti i cili po qëndron në Itali për ta ndjekur ndeshjen ndërmjet Shkëndijes dhe Milanit, ka publikuar disa foto nga pastrimi i sheshit Zahir Pajaziti në Prishtinë, përcjell Bota sot.
“Pastrohen sheshet nga mbeturinat pas shiut. Falenderojmë punëtorët e pandalshëm për reagimin e shpejtë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook./BS/