Përsëri dëmtime te parku “1 Tetori”

Prishtina

Përsëri dëmtime te parku “1 Tetori”

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 18:29
Pamje te parku

Edhe pse kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka angazhuar 4 roje në parkun e ri “1 Tetori”, pasi pati dëmtime vetëm pak ditë pas ndërtimit, kjo përsëri vazhdoi njësoj.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, përmes një postimi në Facebook ka treguar se sot janë thyer dyert e tualetit publik te ky park.

Megjithatë, ai ka njoftuar se ekipet e Komunës kanë intervenuar dhe janë rregulluar përsëri.

“Prishtina nuk mund të shkatërrohet, as nuk kthehet më në vend pa zot shtëpie. Prishtina ka edhe qytetari e edhe guxim që ti kundërvihet çdo tentimi për shkatërrim”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se vetëm pesë ditë pasi parku u inaugurua, ai u mbush me plotë mbeturina derisa u demoluan edhe shumë pjesë të lojërave të tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat