Dardania të martën do të ketë mungesë të ujit

Prishtina

Dardania të martën do të ketë mungesë të ujit

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 21:57
Ilustrim

Lagja “Dardania” në Prishtinë të martën do të ketë mungesë të ujit të pijshëm, për shkak të disa punimeve që do të bëhen.

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” njofton të gjithë konsumatorët se banorët e ndërtesave për rreth shkollës fillore “Xhemail Mustafa” (zona nga  “Kurrizi”, deri te nën kalimi), nuk do të furnizohen me ujë. Punimet do të bëhen në rrugën “Idriz Gjilani” kurse furnizimi me ujë të pijshëm do të zgjatë nga ora 9:00 deri pasdite në orën 16:00. KUR “Prishtina” bëjnë me dije se janë të përkushtuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve, prandaj edhe kërkon mirëkuptim nga konsumatorët derisa të përfundojnë punimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat