Aktakuzë për grabitje dhe lëndim të lehtë trupor

Prishtina

Aktakuzë për grabitje dhe lëndim të lehtë trupor

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 10:54
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër tre personave E.S., F.K. dhe J.K. për grabitje dhe lëndim të lehtë trupor, pasi që ata i kishin marrë një shtetasi holandez një telefon në vlerë rreth 660 euro.

Ngjarja ka ndodhur më 3 korrik të këtij viti, me ç’rast E.S., F.K. dhe J.K. me qëllim që t’i sjellin vetes dobi pasurore të kundërligjshme e sulmojnë fizikisht të dëmtuarin J.S.K., të cilit i kërkojnë para, duke i kontrolluar xhepat dhe më pas ia marrin telefonin e tipit “Sony Experia”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat