Zjarr i madh në Zllatar të Prishtinës

Prishtina

Zjarr i madh në Zllatar të Prishtinës

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Në fshatin Zllatar të Komunës së Prishtinës më herët ka shpërthyer një zjarr i madh.

Bëhet fjalë për djegie të një hapësire me barishte, por që nuk dihen shkaktarët e shpërthimit të zjarrit në bjeshkë e këtij fshati.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Është duke u djegur bari në atë lokacion”, ka thënë Hoxha.

“Policia dhe zjarrfiksat janë aty për të ndërmarr veprimet e tyre në shuarjen e zjarrit, përderisa deri tash nuk është raportuar për lënduar apo dëme tjera materiale”, ka shtuar Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat