Hapet në Prishtinë ekspozita “Bashkëjetesa ndërfetare, vlerë e trashëgimisë”

Prishtina

Hapet në Prishtinë ekspozita “Bashkëjetesa ndërfetare, vlerë e trashëgimisë”

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 17:59
Hapet në Prishtinë ekspozita

Është hapur në Prishtinë ekspozita me temën “Bashkëjetesa ndërfetare- vlerë e trashëgimisë”, qëllim i së cilës është promovimi i trashëgimisë dhe vlerave kulturore shqiptare.

Kjo ekspozitë që do të zgjasë deri me 5 shtator dhe është organizuar nga Shoqata Kulturore “Dardania”.

Kryetari i Shoqatës Kulturore Dardania, Nol Kristaj, tha se tema e këtij viti është 'bashkëjetesa ndërfetare, vlerë e trashëgimisë'.

Ai bëri të ditur se ky është viti i pestë i organizimit të këtij lloji të ekspozitës.

Kristaj: Tema e kësaj ekspozite është bashkëjetesa ndërfetare, vlerë e trashëgimisë

“Tema e kësaj ekspozite është bashkëjetesa ndërfetare, vlerë e trashëgimisë. Kjo është viti i pestë me radhë që e promovojmë trashëgiminë dhe këtë vit janë objektet e kultit, kurse vitet e kaluara ka qenë kullat, urat e kështu me radhë. Ndërsa edhe vitin e ardhshëm e kemi temën e njëjtë”, tha ai.

Përmes kësaj ekspozite, Kristaj tha se dëshirojnë të promovojnë dy vlera të objekteve fetare.

Kristaj: Dëshirojmë të promovojmë dy vlera te objekteve fetare

“Në listë e kemi pasur me radhë, para pesë vjetësh është bërë lista tash sivjet është lista e objekteve fetare të cilat i kanë dy vlera, p.sh vlera si objekte shumë të vjetra dhe vlera e dytë është toleranca. Kështu që këtë vit kemi dashur ti promovojmë të dyja brenda këtij viti”, tha ai.

Ekspozita do të jetë e hapur nga sot deri me 5 shtator 2017, ku në ditën e dytë dhe të tretë ekspozita do të jetë e hapur për publikun.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat