Ahmeti uron nxënësit, tregon se për tre vjet pajisën shkollat me 101 laboratore

Prishtina

Ahmeti uron nxënësit, tregon se për tre vjet pajisën shkollat me 101 laboratore

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 12:24
Ilustrim

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor 2017-2018.

Me këtë rast, ai ka njoftuar se komuna të cilën ai e udhëheq brenda periudhës 2014-2017 të pajis shkollat me 101 laboratore për Kimi, Fizikë, Biologji, 1 Laborator për Farmaci.

“Nxënësit e Prishtinës, përveç dijes teorike tani kanë të gjitha kushtet edhe për ushtrime në praktikë. Nxënës të dashur, urime e ju shkoftë mbarë viti i ri shkollor!”, ka shkruar ai në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat