Punëtorët teknikë të disa shkollave në Prishtinë nesër futen në grevë

Prishtina

Punëtorët teknikë të disa shkollave në Prishtinë nesër futen në grevë

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 13:42
Punëtorët teknikë

Sindikata e Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se sot ka pritur në zyrat e saj kryetarët e shoqatave sindikale të punëtorëve teknik të shkollave : “Dardania” , “Asim Vokshi” , “ Ismail Qemaili” , “Gjergj Fishta” , “Pjeter Pogdani” .

Sipas njoftimit  këta punëtorë nga nesër do të futen në grevë meqë pagat e tyre nuk janë paguar më shume se një javë.

Të njëjtit ditë më parë kanë protestuar për vonesën e pagave, ndërsa Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ishte zotuar se do ta zgjidhë problemin e këtyre punonjësve teknikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat