Komuna e Prishtinës ka një paralajmërim për bizneset

Prishtina

Komuna e Prishtinës ka një paralajmërim për bizneset

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 16:57
Komuna e Prishtinës

Drejtoria e Inspekcionit në Komunë e Prishtinës i ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që t’i kryejnë obligimet ndaj Komunës për shfrytëzimin e hapësirave publike, në të kundërtën, në ditët në vazhdim, do të fillojnë inspektimet në terren, dhe në secilin rast ku nuk është bërë pagesa e tarifave nga shfrytëzuesit, do të shqiptohen gjobat, si dhe do të bëhet konfiskimi i inventarit që gjendet në hapësirë publike.

Ky paralajmërim i komunës vjen pasi komisioni i caktuar nga kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti ka kohë që i ka mbledhur të dhënat e domosdoshme, si dhe i ka bërë matjet, kalkulimet-faturimet, për shfrytëzuesit e hapësirave publike, ku është vrejtur që secili nga shfrytëzuesit e hapësirës publike është i njoftuar me tarifën që duhet paguar sipas rregullores përkatëse komunale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat