Punëtorët teknik të shkollave ende në grevë për pagat

Prishtina

Punëtorët teknik të shkollave ende në grevë për pagat

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 15:11
Ilustrim

Sindikata e Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës njofton se sot kryetari i kësaj Sindikate Jusuf Azemi me përfaqësuesit e shoqatave sindikale të punëtorëve teknik të shkollave “Asim Vokshi ”, “ Gjergj Fishta”, “ Dardania ”, “ Ismail Qemaili”, “ Pjetër Bogdani” , të cilët janë duke bërë grevë në lidhje me pagat.

“Të gjithë përfaqësuesit e shkollave përcollën mesazhet e punëtorëve se  nuk lëvizin nga greva për derisa nuk realizohet pagesa e të ardhurave”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.

 Në komunikatë theksohet se të gjithë drejtorët e shkollave po sillen mirë me grevistët dhe po tregojnë solidaritet,  por një mbështetje e fuqishme po u vjen edhe  nga punëtorët  e arsimit gjegjësisht mësimdhënësit.

 “Kështu do të veprohet deri me 18 shtator, pas kësaj date nëse pagat nuk paguhen atëherë do të ndryshojë strategjia e grevës”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat