Abrashi u premton të rinjve vende të reja pune

Prishtina

Abrashi u premton të rinjve vende të reja pune

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 14:48
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK, Arban Abrashi

(E plotësuar) - Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK, Arban Abrashi, ka shpalosur sot programin qeverisës për Prishtinën para të rinjve, me ç’rast u zotua se përveç rritjes së numrit të bursave të studentëve, do të themelojë fondin e punësimit.

Abrashi po ashtu ka thënë se Prishtinës i mungojnë aktivitetet artistike me të cilat do të duhet të identifikohet dhe për këtë ka premtuar se Prishtinën do ta kthejnë në një qendër të kulturës.

Abrashi: Punësimi i të rinjve prioriteti ynë kryesor

“Një prej problemeve më të mëdha me të cilin ballafaqohet rinia e që është top prioritet i joni, edhe prezantimi që kemi pasur ka qenë prioriteti më i lartë dhe prioriteti i parë ka të bëjë me punësimin. Ne e dimë që shumë të rinj në Prishtinë, por edhe në qytete të tjera kanë problem punësimin, posaçërisht pas shkollimit dhe ideja jonë ka qenë dhe konsiston në themelimin e fondit të punësimit. Një prej shtyllave kryesore, e cila lehtëson procesin e punësimit të të rinjve në Prishtinë”, tha Abrashi.

Ai për këtë fond ka thënë se ka kontaktuar një numër të  madh të bizneseve, të cilat kanë shpreh interesim të jenë pjesë e bashkëpunimit me fondin e punësimin që do të nënkupton përkrahje në punësim për të rinjtë.

Abrashi: Kemi plane konkrete bashkë me bizneset për punësimin

“Përkrahje tjetër që ndërlidhet me punësimin dhe me fondin e punësimit ka të bëjë edhe përkrahja e të rinjve kur ata vendosin të punojnë në sektorin privat dhe ne mendojmë që t’i përkrahim ata për gjashtë muaj deri në 1 vit përmes subvencionimit të pagave në njërën prej bizneseve që ata e zgjedhin. Që është biznes përmes komunës në këtë rast ku ata e gjejnë veten dhe e fillojnë një karriera të re. Te sektori publik ne mendojmë se është bërë një diskriminim për kuadrat e Prishtinës në përgjithësi në punësimin e tyre në Komunë dhe kemi vërejtur nga disa qindra të punësuar, gjatë viteve të fundit një pjesë shumë e vogël vjen nga Prishtina. Besojmë që do t’u japim përgjigje meritore dhe kuadrove të Prishtinës gjatë punësimit në sektorin publik. Janë bursat për studentë. Ne mendojmë që të rrisim numrin e bursave që është ndarë nga Komuna viteve paraprake dhe t’i orientojmë në disa profesio ne specifike, të cilat mendojnë se do ta fuqizojnë edhe biznesin, edhe vetveten po i ndihmojnë sektorit në ato fusha. Janë disa fusha deficitare, të cilat ne mendojmë t’i përkrahim sikurse fusha e IT-së, përpunimit të ushqimit, fusha e përpunuesve të drurit e tjera”, tha Abrashi.

Ndërsa sa i përket zhvillimit kulturor të kryeqytetit, Abrashi tha se në këtë aspekt Prishtina është degraduar.

Abrashi: Prishtinën do ta kthejmë në qendër të kulturës

“Në vazhdimësi në katër vjet e fundit një numër i madh i festivaleve që kanë ekzistuar në Prishtinë janë shuar ose janë drejt shuarjes. E jona është që ta kthejmë Prishtinën si një qendër kulturore, e cila eksporton vlera të mirëfillta edhe kjo bëhet përmes shumë proceseve dhe masave. Një prej tyre mendojmë që me pas një aktivitet ose kalendar më të madh, më të pasur kulturor me tre-katër ngjarje kryesore që identifikohet Prishtina”, tha ai.

Abrashi ka marrë shembull festivalin Doku Festin e Prizrenit e që ka thënë se duhet edhe Prishtina duhet të ketë një festival të tillë që do të mund të identifikohet.

Arban Abrashi mban takim me të rinjtë

Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Prishtinës Arban Abrashi do të takohet me të rinjët e kryeqytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat