Ligji për Prishtinën, e bën kryeqytetin me polici të veten

Prishtina

Ligji për Prishtinën, e bën kryeqytetin me polici të veten

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 20:54
ilustrim

Për të rrënuar një objekt pa leje, Inspeksionit të Prishtinës iu desh edhe ndihma e Njësitit Special të Policisë së Kosovës.

Por me implementimin e Ligjit të Prishtinës më nuk do te ketë nevojë për asistime të atilla të forcave të rendit.

Me draft ligjin për kryeqytetin parashihet krijimi i policisë komunale e cila do te jetë në shërbim të rendit dhe qetësisë dhe mbarëvajtjes së punëve publike brenda territorit  të komunës.

Madje vetë kryetari i kryeqendrës se vendit  ka të drejt të propozojë drejtorin e përgjithshëm të policisë komunale pas aprovimit nga kuvendi i kryeqytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat