Hasani: Inatet politike e kanë lënë Prishtinën pa ligj të veçantë

Prishtina

Hasani: Inatet politike e kanë lënë Prishtinën pa ligj të veçantë

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 08:33
Kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Nait Hasani

Kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Nait Hasani deklaroi se në bazë të Kushtetutës Kryeqyteti i Kosovës duhet të ketë Ligj të për Prishtinën.

“Ka pasur diskutime nga viti 2010 për këtë ligj. Ne kemi propozuar që të kemi një Ligj dhe një model më të mirë. Ka Ligj Shkupi, Tirana, Beogradi, Podgorica etj”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’.

Sipas tij inatet politike për shumë vite e kanë lënë Prishtinën pa ligj i cili do të rregullojë shumë çështje dhe do të jetë në shërbim më të mirë për kryqytetin.

Ai tha se për këtë ligj janë marrë shumë pjesë nga kryeqytet të ndryshme të Evropës. “Është interes që të kemi Ligj për kryeqytetin e Kosovës”, deklaroi Hasani.

Sipas tij është propozuar që Prishtina të ndahet në Zona të administrative. “Prishtina duhet të ketë status të veçantë juridik. Nëse dojmë ligj më të mirë, duhet të marrim shembull Shkupin i cili është një administrim më i mirë”, tha ai.

Hasani ka folur edhe për kandidatët që kanë folur në zgjedhje për ligjin. “Qytetarët e Prishtinës duhet të kuptojnë se nga Ligji për të, do të ndryshojë statusi juridik. Pas këtij ligji më nuk do të jetë njëjtë sikur komuna të tjera. Këtu ka institucione qendrore, ka ambasada etj”, tha ai.

Nga Ligji për Prishtinën, do të mund të rritet më shumë benefitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat