Ahmeti falënderon qytetarët thotë se do ta luftojë korrupsionin

Prishtina

Ahmeti falënderon qytetarët thotë se do ta luftojë korrupsionin

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 15:40
Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti, kryetar i ri i Prishtinës, ka falënderuar të gjithë qytetarët që e kanë votuar, por edhe ata që nuk e kanë votuar atë.

“I falënderojë të gjithë për një proces, që ndoshta ka qenë më i rregullti që nga paslufta në Kosovë”.

“Zotohem se tash e tutje do të punojmë për luftimin e korrupsionit, zhvillimin e mirëqenies dhe vazhdimin e reformave”.

“Do të punojmë në 100 zotimet tona, nuk kemi shumë kohë për festë sepse i kemi 100 punë”.

Ahmeti ka treguar se pas certifikimit të zgjedhjeve do ta fillojë edhe një raund të ri të bisedimeve më të gjitha partitë në Prishtinë.

Ai ka bërë me dije se festa e fitores së Vetëvendosjes do të fillojë në ora 19:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat