Derisa qytetarët në Prishtinë kanë probleme të mëdha me parkingun e veturave, disa nga to ka vite që qëndrojnë të pa lëvizura në parkingje.
Drejtuesit e Komunës së Prishtinës, patën thënë se janë mbi 1.500 vetura që nuk përdorën dhe me vite nuk kanë lëvizur nga parkingjet e ndërtesave, të cilat përveç që bllokojnë hapësirat publike, prishin edhe pamjen e qytetit.
KosovaPress është interesuar se cili është plani i Komunës së Prishtinës për këto vetura, por këta të fundit nuk kanë dashur të flasin.
Një e veturë është edhe afër EULEX-it, ku banorët i kanë thënë se ka bllokuar parkingun dhe nuk ka lëvizur qe dy vite. Ne po ua sjellim edhe disa nga këto vetura.