Gjyqtari që akuzohet si uzurpues i pronës në Prishtinë

Prishtina

Gjyqtari që akuzohet si uzurpues i pronës në Prishtinë

Më: 25 janar 2018 Në ora: 11:55
Vesel Ismaili

Në një emision televiziv, mbrëmë është trajtuar problemi i një prone kontestuese prej 1 hektari në Prishtinë, në të cilën ka gjithçka, duke përfshirë prej betejës ligjore, betejës me armë, betejës me gjykatës që akuzohen si uzurpatorë e betejës së pronarëve që posedojnë pronësinë me letra por që nuk e gëzojnë pronën.

Në emisionin “Betimi për Drejtësi” mbrëmë është transmetuar materiali se si një pronë e disa pronarëve serbë, pas përfundimit të luftës në Kosovë, bëhet mollë sherri, mes shumë shqiptarëve, të cilët përmes parakontratave e kontratave me këta pronarë, bëjnë shitje e stërshitje të tokave të kësaj parcele 1 hektar.

Në këtë parcelë, ka shumë pronar faktik, të cilët rrethuan tokë dhe ndërtuan shtëpi pa leje, duke blerë këto toka nga një person,  i cili nuk ka qenë pronar legjitim. Sidoqoftë, kjo nuk i ka penguar këto palë të bëjnë shit-blerje të pronave, të cilat më pas krijuan probleme, që ende nuk po mund të zgjidhen.

Si i akuzuar për uzurpim të pronës nga pronarët legjitim del të jetë edhe Vesel Ismaili, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Veseli ka thënë që parcelën prej 4 ari ku edhe ka ndërtuar shtëpi, e ka blerë nga nipi i tij Driton Peci ku edhe e prezanton një kontratë e cila asnjëherë nuk është vërtetuar në Gjykatë.

“Pllacin e kam blerë nga nipi im Driton Peci në vitin 2009, prej 4 ari. Kontratën e kemi lidhur por ajo nuk është vërtetuar në Gjykatë me arsyetimin se me vërtetu kontratën duhet të behët parcelizimi i parcelave por atë parcelizim është dashtë me nënshkru të gjithë bashkëpronarët të cilën kishin fletë poseduese të kësaj parcele si tërësi sa kam kuptuar unë 98 ari”, ka thënë Veseli.

Kërkesën për legalizim të shtëpisë thotë se e ka bërë por ende nuk e ka marrë nje përgjigje dhe sipas tij në kohën kur e ka ndërtuar shtëpinë nuk është kërkuar leja e ndërtimit dhe thotë se nuk ka pasur pengesë prej askujt. Gjatë intervistës së tij gjyqtari ndër të tjera thotë se pavarësisht që nuk ka kontratë të pronës, ai nuk e ndien vetën si uzurpator.

Ndiqeni emisionin e plotë ku do të mësoni shumë detaje rreth këtij kontesti pronësor:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat