Reagon Shpend Ahmeti, tregon kush e largojë flamurin kombëtar

Prishtina

Reagon Shpend Ahmeti, tregon kush e largojë flamurin kombëtar

Nga: A.M. Më: 27 janar 2018 Në ora: 13:42
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas largimit të flamurit në hyrje të Prishtinës.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka thënë se ishte një protestë artistike e artistit Driton Semani dhe se flamuri do të kthehet.

Postimi i plotë:

Sot në mëngjes më lajmëruan se flamuri kombëtar te rrethi është larguar nga persona të panjohur dhe është vendosur nje flamur tjetër i offside-it.

Pas daljes së inspekcionit në vend të ngjarjes është kuptuar edhe kompania e më vonë edhe qëllimi. Kjo ishte nje protestë artistike e artistit Driton Semani. Me vonë e gjeta edhe shpjegimin që po e bashkangjes këtu.

Flamuri do të kthehet, por më duhet të them që disi më vjen mirë që një gjë e tille është thënë edhe në këtë mënyrë. Mora dhjetëra mesazhe nga njerëz të ndryshëm, të shqetësuar të cilët tani do ta dëgjojnë një qendrim të një artisti.

Offside!!!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat