Kontroll në lokalet e Prishtinës, gjenden drogë dhe armë

Prishtina

Kontroll në lokalet e Prishtinës, gjenden drogë dhe armë

Më: 27 janar 2018 Në ora: 16:13
Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me kontrollin në disa lokale nate në Prishtinë, ku janë arrestuar tre të dyshuar, si dhe ka konfiskuar sasi të dyshuara të lendeve narkotike dhe gjësende tjera të ndaluara.

Sipas Policisë, mbështetur në urdhëresës të lëshuar nga organet e drejtësisë, mbrëmë rreth orës 22:00, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik dhe Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar, si bartëse të operacionit policor, por të mbështetura edhe nga njësi tjera policore (NJSO dhe K9), ka zbatuar një  plan operativ në Prishtinë, ku ka realizuar kontroll në disa lokacione, gjegjësisht në kafe-bare dhe klube nate ku dyshohej për konsumim të veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar  e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.       

“Gjatë kontrollit në disa nga lokalet, janë arrestuar tre të dyshuar si dhe janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një sasi e substancës narkotike, disa armë të ftohta (thika dhe boks hekuri). Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën ndaj çdo veprimtarie kriminale dhe zotohet se operacione të tilla do të ndërmarr edhe në të ardhmen për të siguruar rend dhe ligj”, thuhet në Polici.

Në bashkëngjitje gjeni video-linkun me pamje nga operacioni i mbrëmshëm policor:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat