Mbrëmë Prishtina me rajon në mesin e vendeve me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina

Mbrëmë Prishtina me rajon në mesin e vendeve me ajrin më të ndotur në botë

Më: 28 janar 2018 Në ora: 08:01
Pamje nga ndotja në Prishtinë

Si zakonisht në këtë muaj të vitit, qarkullimi nëpër rrugë bëhet me vështirësi.

Nëse tani kaloni nëpër Fushë Kosovë, atëherë do të hasni në një mjegull e cila ua pamundësoni të shihni mirë.

Por, pos mjegullës është edhe niveli i lartë i ndotjes që mund të jetë shkaktar i kësaj gjendje. Prishtina pothuajse çdo ditë po renditet në mesin e vendeve më të ndotura në botë.

Sipas videos, niveli i dukshmërisë është tejet i ulët.

Shifra alarmante të ndotjes së ajrit janë regjistruar dy ditët e fundit në Prishtinë. Ajri në kryeqytet cilësohet si i rrezikshëm për shëndetin. Nuk po zbatohet ndonjë strategji e cila do të ndikonte në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ndërkohë nuk ka ndonjë reagim nga MMPH.

Gjashtë zëvendësministra të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nuk kanë prezantuar ndonjë plan për përmirësimin e ajrit në kryeqytet.
Fatmir Matoshi, Bashkim Musliu, Aleksander Spasic, Milena Zdravkovic, Kurtan Kajtazi dhe Besim Demi janë të gjashtë zëdhënësit e ministres Albena Reshitaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat