Mbeturinat që pushtojnë rrugicat e Prishtinës - Bota Sot
Mbeturinat që pushtojnë rrugicat e Prishtinës

Prishtina

E hënë, 22 tetor 2018

Mbeturinat që pushtojnë rrugicat e Prishtinës

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 16:44
Prishtina

Hedhja e mbeturinave nëpër rrugët e Prishtinës vazhdon të jetë një fenomen serioz që po i rrezikon qytetarët e saj. Madje ato mund të vërehen edhe afër qendrës së Prishtinës.

Kamera e KosovaPress ka fiksuar disa pamje në rrugicën e Muzeut Kombëtar të Kosovës dhe Xhamisë që ndodhet pranë dhe pamjet lenë për të dëshiruar. Rrugica dhe ambienti përreth është i pushtuar nga mbeturinat që duken se janë të konsumit shtëpiak.

E si për ironi fare pranë ndodhen edhe kontejnerët por përsëri duket se persona të papërgjegjshëm preferojnë t’i hedhin në rrugë.

Vlen të theksohet se edhe mbeturinat shkaktojnë ndotjen e ajrit, problem ky që para pak ditësh ishte tepër i rrezikshëm për banorët e Prishtinës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test