Babai nuk mund ta shohë video-incizimin e vrasjes së të birit - Bota Sot
Babai nuk mund ta shohë video-incizimin e vrasjes së të birit

Prishtina

E shtunë, 20 tetor 2018

Babai nuk mund ta shohë video-incizimin e vrasjes së të birit

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 16:21
Vendi në Prishtinë afër parkut të qytetit ku ndodhën vrasjet

Për shkak se pas pak në sallën e Gjykatës do të transmetoheshin pamjet e kapura nga kamerat të momentit të vrasjes së dy të rinjve te Parku i Qytetit në Prishtinë, trupi gjykues e përjashtoi publikun nga salla.

Arsyetimi i trupit gjykues për përjashtimin e publikut ishte se pamjet që do të transmetohen janë të ndjeshme.

Babai i të ndjerit Eron Agaj, Enveri, vendosi të qëndronte në sallë, ndërsa babai i Arianit Gashit, Samiu, vullnetarisht e liroi sallën pasi që deklaroi se nuk mundet të qëndrojë për shkak të pamjeve të ndjeshme që përmbante video-incizimi.

Sipas aktakuzës Lulzim Idrizi me datë 29 gusht të vitit 2016 në Prishtinë në rrugën “Hamëz Jashari”, për shkak të një mosmarrëveshje rreth një borxhi me tani të ndjerin Eron Agaj, pasi që i ndjeri Eron ka shkuar me motorin e të ndjerit tjetër Arianit Gashi, të cilin e ka drejtuar vetë i ndjeri Arianiti, me qëllim që të bisedojë rreth borxhit.

Në atë moment i akuzuari Lulzim Idrizi me dashje që të njëjtit t’i privojë nga jeta, ka shtënë në drejtim të tyre me armë zjarri, I ka goditur disa herë nëpër pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast u ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, shkaku i të cilave i ndjeri Eron Agaj ka vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa i ndjeri tjetër Arianit Gashi në QKUK.

Prokuroria pretendon se i akuzuari Lulzim Idrizi me anë të këtyre veprave penale ka kryer dy vepra penale, atë të vrasjes së rëndë si dhe të armëmbajtjes pa leje.

Gjatë seancave të kaluara dëshmitarët okularë kanë treguar hollësi nga momenti i vrasjes së dy të rinjve.

Në mesin e dëshmitarëve që dëshmuan në këtë rast ishin edhe baballarët e dy viktimave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test