Ahmeti: Faturat e mbeturinave do të mbledhen nga Komuna

Prishtina

Ahmeti: Faturat e mbeturinave do të mbledhen nga Komuna

Nga: Bota Sot Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 20:02
Shpend Ahmeti

Kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti ka njoftuar se faturat e mbeturinave nga janari nuk do të mbledhen nga Kompania Pastrimi.

Ai ka shkruar në Facebook se faturat do t`i mbledhen nga Komuna e Prishtinës.

Postimi i plotë:

Duke filluar nga janari, faturat e mbeturinave mbledhen nga Komuna dhe jo nga Kompania Pastrimi. Ky eshte hapi i pare ne reformen e ketij viti per nje qytet me te paster. Ne linkun me poshte i gjeni te gjitha informatat rreth ketij ndryshimi si dhe mund ta shkarkoni faturen tuaj online.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat