Kuzhina Qendrore e Prishtinës tash në objekt të ri

Prishtina

Kuzhina Qendrore e Prishtinës tash në objekt të ri

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 14:34
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti

(E plotësuar)- Punëtorët e Kuzhinës Qendrore do të punojnë në kushte më të mira pasi që sot kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka përuruar renovimin e objektin e kuzhinës që ndodhet në lagjen ‘Ulpiana’.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është shprehur i lumtur që sot po e përurojnë objektin e  ri.

Nga sot sipas tij të gjitha çerdhet publike të komunës së Prishtinës do të furnizohen nga kjo kuzhinë e cila është pajisur me pajisje adekuate.

Ahmeti: Sot po e përurojmë Kuzhinën Qendrore

“Sot po e përfundojmë apo po e bëjmë përurimin e Kuzhinës Qendrore të cilën disa herë e kam thënë që ka qenë e braktisur, ndërsa tani është e rinovuar dhe sot kemi instaluar të gjitha pajisjet dhe prej sot furnizimi në çerdhet tona në komunën e Prishtinës bëhet nga ky lokacion i Kuzhinës Qendrore në Ulpianë”, u shpreh Ahmeti.

I pari i Prishtinës deklaroi se pas zhvendosjes së punëtorëve nga objekti i Gërmisë tani në Ulpianë, synim tjetër kanë edhe rregullimin e statusit dhe rritjes së numrit të punëtorëve të Kuzhinës Qendrore.

Ahmeti tha se do të synojnë që të themelojnë ndërmarrje publike komunale “Kuzhina Qendrore”  e cila do të ofrojë ushqim cilësor,  jo vetëm për çerdhet.

Ahmeti: Synojmë t’i kthejmë si punëtor të komunës së Prishtinës

“Synimi jonë ka qenë gjithmonë që të kthehen si punëtorë të komunës pas privatizimit që iu është bërë, por kjo ka pasur edhe pengesa ligjore do të shohim në të ardhmen, synimi jonë është që t’i kthejmë në mënyrë të rregullt qoftë përmes punës në komunë nëse na lejon Ministria e Financave dhe Qeveria ose përmes themelimit të një ndërmarrje publike komunale  “Kuzhina Qendrore” e cila pastaj do të ofroj ushqim jo vetëm për çerdhet këtu por do të funksionoj si një kompani natyrisht me numër të shtuar të punëtorëve, gjithmonë për të pasur ushqimin sa më cilësor për fëmijët tanë“, u shpreh ai.

E lumtur që do të punojnë në kushte shumë më të mira është shprehur edhe kryekuzhinierja, Fatmire Zogjani e cila tha se më përpara kanë punuar në kushte të mjerueshme.

Sipas saj kjo kuzhinë i plotëson të gjitha kapacitetet për furnizim me ushqim për gjitha çerdhet.

Zogjani: Kushtet i kemi tani shumë të mira

“Kushtet na i ka bërë shumë të mira, na kemi punuar në kushte të mjerueshme pëpara kemi punuar pa nxemje, pa kushte pa kurgjo hiq, nëpër podrume, tash jemi shumë mirë, të gjitha kapacitetet kjo kuzhinë i plotëson”, u shpreh ajo.

Zogjani tha se në objektet tjera që ata kanë punuar kanë pasur mungesë të pajisjeve për punë dhe po ashtu hapësira ka qenë e kufizuar.

Ndryshe, ushqimet që përgatitet në këtë kuzhinë do iu shërbehet të gjithë fëmijëve të çerdheve publike të kryeqytetit e që janë gjithsej 12.

***

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka përuruar Kuzhinën Qendrore e cila tashmë ndodhet në lagjen ‘Ulpiana’ të Prishtinës.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, u shpreh i lumtur që punëtorëve të kësaj kuzhine iu ka ofruar kushte më të mira për punë.

Ai shtoi se janë duke punuar që këta punëtorë t'i kthejnë nën udhëheqje të komunës së Prishtinës, derisa deklaroi se është e nevojshme të rritet edhe numri i punëtorëve në Kuzhinën Qendrore.

Ndryshe, ushqimin që përgatitet në këtë kuzhinë do iu shërbehet të gjithë fëmijëve të çerdheve publike të kryeqytetit e që janë gjithsej 12.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat