Dekorohen sheshet, ende s’dihet si do të festohet pavarësia - Bota Sot
Dekorohen sheshet, ende s’dihet si do të festohet pavarësia

Prishtina

E premte, 19 tetor 2018

Dekorohen sheshet, ende s’dihet si do të festohet pavarësia

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 18:04
Sheshi i dekoruar

Ende nuk ka detaje se si do të festohet dhjetë vjetori i pavarësisë së Kosovës. Derisa sheshet sot janë dekoruar me ngjyrat e flamurit, logon dhe numrin dhjetë, ende nuk dihet agjenda e Presidencës, e cila organizon ngjarjet me të cilat do të shënohet kjo festë.

Derisa, kryeministri Ramush Haradinaj ka njoftuar se nën patronatin e Presidentit, Hashim Thaçi, janë ftuar personalitete të ndryshme në këtë dhjetë vjetorë, në Presidencë i patën thënë medias, se festa e pavarësisë sivjet do të zgjas 10 ditë, nga data 8 deri më 18 shkurt, si simbolikë e 10 vjetorit të pavarësisë.

Megjithatë, Presidenca ende nuk ka bërë publike agjendën. Kp merr vesh që Presidenca tanimë e ka agjendën por nuk mund ta bëjë publike derisa të konfirmohet buxheti nga Qeveria e Kosovës.

Përndryshe, të gjitha sheshet sot janë zbukuruar me ngjyrat e flamurit, logon dhe numrin dhjetë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test