Shtyhet gjykimi i të akuzuarit për paraqitje të rreme si zyrtar

Prishtina

Shtyhet gjykimi i të akuzuarit për paraqitje të rreme si zyrtar

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 22:57
Pamje nga seanca një seancë e vitit të kaluar të gjykimit të të akuzuarit për paraqitje të rremë si zyrtar i Komunës |

Në gjykimin e Enver Zhjeqit, të akuzuarit për mashtrim nuk është mbajtur seanca.

Shkak i mosmbajtjes se seancës u tha të jetë mungesa e kryetares së trupit gjykues, Shadije Gërguri, e cila ndodhej në një trajnim.

Ndërsa palët ishin njoftuar me kohë dhe seanca është shtyrë për datën 6 mars.

Sipas aktakuzës, Enver Zhjeqi është prezantuar si person ndërlidhës i investitorëve “M&R Invest” dhe ka nënshkruar kontratë me kompaninë “inTECH”, me qëllim të pjesëmarrjes, bashkëpunimit, zhvillimit dhe realizimit të projektit të banimit kolektiv në lagjen “Tophane” të Prishtinës.

Gjithnjë sipas aktakuzës, pas kontaktit me familjen e Burim Rekës, i akuzuari ka shprehur interesim që të jetë pjesë e projektit me investitorët “M&R Invest”, ku të njëjtëve u ka thënë së mund t’ua rregullojë lejen e ndërtimit në afat shumë të shkurtër, për shkak të qasjes si zyrtar i Komunës, edhe pse nuk ishte zyrtar komunal.

Në aktakuzë thuhet se Enver Zhjeqi ka përfituar nga familja Reka 59,590 euro./Kallxo.com/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat