Pacolli: Komuna patjetër duhet ta vendosë flamurin “Te Rrethi”

Prishtina

Pacolli: Komuna patjetër duhet ta vendosë flamurin “Te Rrethi”

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 21:03
Flamuri i Kosovës

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se komuna e Prishtinës duhet patjetër të vendos flamurin e Kosovës ”Te Rrethi” i Prishtinës.

Madje sipas tij kjo është dashur të ndodhë shumë më herët.

Kunjojmë se nënkryetar i komunës së Prishtinës është i vëllai i Behgjet Pacollit, Selim Pacolli, i cili pas zgjedhjeve të 22 tetorit kishte bërë koalicion me kandidatin e Vetëvendosjes Shpend Ahmeti.

Selim Pacolli në zgjedhjet lokale të 22 tetorit ka garuar për të parin e Prishtinës nga radhët e AKR-së dhe ka arritur të marrë afër 11 mijë vota.

Postimi i Pacollit:

Këtë javë vendi ynë është nikoqir i shumë mysafirëve që vijnë për rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Komuna e Prishtinës duhet patjetër të vendos flamurin e Kosovës ”të rrethi” i Prishtinës. Kjo është dashur të ndodhë shumë më herët. Kudo që ne shkojmë, na nderojnë me flamurin tonë. Por tani ne duhet së pari të nderojmë veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat