Fisnik Ismaili tregon kur do të kthehet ‘NEWBORN’ te vendi i vet - Bota Sot
Fisnik Ismaili tregon kur do të kthehet ‘NEWBORN’ te vendi i vet

Prishtina

Fisnik Ismaili tregon kur do të kthehet ‘NEWBORN’ te vendi i vet

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 21:16
NEWBORN

Monumenti i cili u bë simbol i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës para dhjetë viteve, NEWBORN, do të rikthehet në vendin e vet afër Pallatit të Rinisë të premten më 16 shkurt një ditë para dhjetëvjetorit të pavarësisë.

Ai qe zhvendosur ditë më parë nga vendi para Pallatit të Rinisë.

Ideatori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili, tha për Kallxo se pritet që monumenti me pamje të re të kthehet në vendin e vet pas pak ditësh.

“Monumenti ende nuk është vendosur në vendin e vet. Vendosja do të bëhet të premten”, tha shkurt Ismaili.

Ai nuk dha detaje rreth pamjes së re të monumentit dhe simbolikës së tij.

“Së bashku me Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve kemi vendosë që mos me shpalos detaje në lidhje me monumentin e ri”, shtoi Ismaili.

Monumenti i NEWBORN-it, u largua para ca ditësh nga vendi i tij afër Pallatit të Rinisë.

Për zhvendosjen e monumentit, Ismajli pati thënë se monumenti sipas traditës do të ketë pamje të re dhe të bukur.

“NEWBORN sivjet po e merr trajtimin që e ka meritue edhe e ka pritë tash 10 vjet. Po e çojmë me i gërrye ngjyrat, ndryshkun edhe papastërtinë që e ka mbledhë ndër vite. Kthehet qeto ditë edhe më i bukur, me pamje të re, që tashmë është bë traditë”, pati shkruar Ismaili në ‘Facebook’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test