Murati: Cilido flamur që do të valëvitet tek rrethi në Prishtinë, nuk do e ndryshojë realitetin që po jetojmë

Prishtina

Murati: Cilido flamur që do të valëvitet tek rrethi në Prishtinë, nuk do e ndryshojë realitetin që po jetojmë

Nga: G.B Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 16:52
Artan Murat

Hulumtuesi i lartë në KDI, Artan Murati ka komentuar çështjen e vendosjes se flamurit të Kosovës te Rrethi në Prishtinë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se cilido flamur që do të valëvitet në atë vend, nuk do ta ndryshojë realitetin në të cilin po jetojmë, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Cilido flamur qe do te valvitet tek rrethi ne Prishtine, nuk do ta ndryshoje realitetin qe po e jetojme. Ne nje mase te madhe kemi mbete peng i stagnimit bash shkaku i simbolikes. Hajt se po e votojme se ka qene burre i mire. Hajt s'po e denoncoj se eshte prej nje familje me vlera kombetare. Hajt se s'po e rrezoj prej provimit se djali i filanit. Hajt se s'na ka mbete neve me e ndreqe Kosoven.

10 vjecaret jane ne gjendje me be shume. Me fillu me ece ngadale si 10 vjec nuk eshte ndonje arritje e madhe. Do te duhej te ishim te pakten te ishim duke vrapuar lehte. Ndoshta ne 10 vitet e ardhshme fokusohemi me shume ne pune te mirefillta para idolizimit me cifteli, fokusohemi me shume ne rend dhe ligj para se me ja "nderu oden dikujt", e mbi te gjitha te fokusohemi me shume ne vepra se ne fjale.

Atehere, se besoj qe ka me u diskutu ceshtja e flamurit, se sigurisht kemi me pase dicka me te mencur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat