Abdullahu tregon se si po përballet bota me krizën e ujit, bën apel të kursehet

Prishtina

Abdullahu tregon se si po përballet bota me krizën e ujit, bën apel të kursehet

Më: 1 mars 2018 Në ora: 17:52
Ilir Abdullahu

Qyteti me 4 milionë banorë Cape Town të Afrikës së Jugut, është duke u ballafaquar me problemin në serioz në dekadën e fundit.

Furnizimi me ujë i qytetarëve mund të ndërpritet në këtë vend më 5 korrik, dhe në çezmat e 4 milionë njerëzve nuk do të ketë më ujë, për shkak të thatësirës që e ka përfshi këtë shtet.

E drejtori i Ujësjellësit “Prishtina”, Ilir Abdullahu, tregon se si duhet t’i shmangemi kësaj gjendje, që mund të përballet edhe Kosova, nëse nuk kemi kujdes ndaj ujit të pijes.

Abdullahu përmes një shkrimi të gjatë në rrjetin social Faccebook tregon se rasti i Cape Town është fillimi i një krize globale të ujit.

Ai ka marr shembullin e Kosovës më 2014, ku rrezikoheshin Prishtina me qytetet për rreth të mbeteshin pa ujë shkaku i thatësirës.

Ai ka bërë apel që uji të kursehet dhe të mos keqpërdoret.

Lexoni shkrimin e tij që përmban sqarime interesante për çdo qytetar të Kosovës:

A është Cape Town vetëm fillimi i një krize globale të ujit?

Ju kujtohet Kosova më 2014 që rrezikoheshin shumë qytete të mbeteshin pa ujë. E njëjta situatë është duke ndodhur në Afrikën e Jugut. Edhe ne mund të përballemi sërish me këtë situatë nëse nuk jemi të vëmendshëm si shoqëri.

Çfarë duhet të bëjmë ne në Kosove që mos të vijmë në situatën çfarë është duke u ballafaquar Cape Toën në Afrikën e Jugut dhe shumë pjesë të tjera të planetit. Fati i parë është që duhet ta ruajmë dhe të mos e keqpërdorim ujin, sepse një ditë mundemi të vijmë në situatën çfarë ishte më 2014, ku Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina me komunat për rreth do të kishte furnizim edhe për tre muaj. Pra ishte një situatë e njëjtë me atë çfarë po ndodhe ne Cape Town.

Situata vazhdon të jetë dramatike në qytetin me 4 milionë banorë Cape Town të Afrikës së Jugut, që po përballet me thatësirën më të keqe në dekadën e fundit.

Dita Zero është 5 korriku kur uji në çezma do të ndalet, pra nuk do të ketë ujë në shtëpi dhe apartamente.

Përveç nëse nuk ka ndërhyrje drastike ose përmes reshjeve të paprecedentë të dimrit të hershëm që fillon në muajin Qershor, ose nxjerrjes së ujit nëntokësor dhe desalinimit (largimi i kripës) të ujit të detit në një shkallë të madhe.

Një fushatë për të ndihmuar Cape Town-in të shmangë “Day Zero” u ofron banorëve disa këshilla për shpëtimin e ujit ku tani sasia e përdorimit për kokë banori në dite bie në 50 litra ujë (shiko figurën e konsumit të ujit ditor për një banore) dhe nga 5 korriku qytetarët do të drejtohen në 200 pikat e furnizimit ku furnizimi për kokë banori do të bie ne 20 litra/dite duke përjashtuar Spitalet.

Në këtë mënyrë, qyteti i Cape Town mund të jetë vetëm i pari i shumë qyteteve të tjera që nuk mund të kenë qasje në ujë të pastër.

Megjithatë, fakti që banorët e zonës kanë marrë masat e nevojshme për ruajtjen e ujit mund të paraqesin lajme të mira për Cape Town.

Edhe pse thatësia është një nga sfidat e shumta me të cilat përballet planeti, është e nevojshme ta theksojmë atë brenda këtij konteksti të sfidave të mëdha, sepse me siguri do të bëjë që njerëzimi të përballet me transformime të mëdha dhe përpjekje për mbijetesë.

Por ky është vetëm fillimi i një krize të ujit në Planet.

Radhës së Cape Town do t’i bashkëngjiten edhe shumë qytete deri vitin 2030.

Gjendja Hidrike ne Liqenin e Batllavës është ne kuotat maksimale (kemi kapërderdhje)

Gjendja Hidrike ne Liqenin e Badovcit është -3m nga kota maksimale (dhe presim rritje të nivelit pas të reshurave të borës. Por krahasuar për muajin që jemi, niveli është i kënaqshëm).

Apel për ruajtjen e ujit në të gjitha qytetet dhe vendbanimet e Kosovës. Ta ruajmë atë që e kemi dhe ta përdorim me kujdesim më të madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat