Ky është Kryeshefi Ekzekutiv i ri i NP “Trafiku urban”

Prishtina

Ky është Kryeshefi Ekzekutiv i ri i NP “Trafiku urban”

Më: 2 mars 2018 Në ora: 10:29
Ilustrim

Halil Hustafa nuk do të jetë më Kryeshef në Ndërmarrjen Publike të Komunës së Prishtinës “Trafiku urban”. Para pakë ditësh në këtë pozitë është emëruar Lulzim Rexhepaj.

Bordi i Drejtorëve të N.P.K ‘’Trafiku Urban’’ SH.A në mbledhjen e fundit të mbajtur në Komunën e Prishtinës, lidhur me konkursin publik për pozitat e larta menaxheriale, bëri intervistimin e kandidateve të listës së ngushtë të thirrur.

Lulzim Rexhepaj është përzgjedhur për pozitën Kryeshef Ekzekutiv të “Trafiku urban”. Florent Tahiraj është përzgjedhur për pozitën e Sekretarit të Kompanisë. Driton Morina për pozitën e Menaxherit për Transformim të Financave dhe të Thesarit. Mustafë Hyseni për pozitën e Zyrtarit për Auditim të Brendshëm.

I falënderojmë te gjithë kandidatet që kanë marrë pjesë në këtë konkurs publik.

Fillimisht, Lulzim Rexhepaj, në një konkurs të datës 27.10.2017 ishte zgjedhur në “Trafiku urban”, në pozitën e menaxherit të Transformimit.

Anëtarët e Bordit që kaun bërë këtë përzgjedhje akne qenë, Ruhan Beha, Violeta Hyseni, Genc Broqi, Valëza Aliu Hyseni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat