“Trafiku urban” lëshon në qarkullim biletën e integruar, ja sa kushton ajo

Prishtina

“Trafiku urban” lëshon në qarkullim biletën e integruar, ja sa kushton ajo

Më: 3 mars 2018 Në ora: 11:41
Prishtinë

Ndërmarrja Publike e Komunës së Prishtinës “Trafiku urban” e ka lëshuar në qarkullim biletën mujore të integruar.

Kjo biletë mund të përdoret në linjat e “Trafikut urban”, nr.1, 3 dhe 4, në të gjithë autobusët pa kufizime.

Çmimi i këtyre biletave është promovues për ta nxitur qarkullimin me autobusë të “Trafiku urban”.

Për nxënës dhe studentë është 10 euro/muaj. Për të gjithë qytetarët e tjerë është 14 euro/muaj.

Të liruar nga pagesa janë pensionistët dhe anëtarët e Shoqatës HANDIKOS.

Bileta mund të blihet në pikat e shitjes: tek Plepat (prapa Objektit të Komunës), orari i punës e hënë – e premte 07:00 – 15:00, b) tek Banesat e Bardha, Bregu i Diellit, orari i punës e hënë – e premte 06:00 – 22:00.

“Trafiku urban” ka ne qarkullim 55 autobusë, nga ta 30 janë të rinj që janë blerë vitin e kaluar dhe 25 të vjetër. Ndërkohë ende nuk ka asnjë datë se kur do të vinë edhe 20 autobusët tjerë që janë blerë para një viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat