Detaje nga vdekja e 4 vjeçares në Prishtinë, rrëfehen fqinjët

Prishtina

Detaje nga vdekja e 4 vjeçares në Prishtinë, rrëfehen fqinjët

Më: 7 prill 2018 Në ora: 12:26
Pamje nga ndertesa ne te cilen humbi jeten nje 4 vjeçare

Mëngjesin e sotëm një ndërtesë është përfshirë nga zjarri në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës. Zjarri erdhi pasi ishte e ndezur një nxemje elektrike dhe si pasojë e saj humbi jetën një vajzë 4 vjeçare, shtetase e Shqipërisë, që gjendej e vetmuar brenda.

Indeksonline ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të mësuar të rejat e kësaj ngjarje të rëndë. Disa nga komshinjtë, në kushte anonimiteti, kanë treguar gjithë situatën e krijuar. Banorët kanë treguar se gruaja në fjalë është nga Shqipëria dhe e njëjta merrej me muzikë nëpër kafene.

Sipas tyre, ajo cdo natë e linte të vetëm fëmijën e saj.

“Kjo që ka ndodhë është vërtet e tmerrshme, ka pasur flak e tym plotë thonë se e ka lënë fëmijën vet aty. Gruaja që ka banuar në banesë ka qenë e Shqipërisë, qeragji qe një muaj, dy. Fëmija ka vdekur në orën 5 e gjysmë të mëngjesit siç edhe kanë lajmëruar. Në këtë kohë unë jam dal dhe i pash aty hyna meniher brenda se nuk munda t’i shohë, vërtet tmerr, mandej erdhën policia e zjarrfikësit që reaguan se kjo ka pasur kohë që të djeget unë i njoftova të gjithë kojshit përreth, televizion i shkrirë e të gjitha kanë qenë të shkatërruara.

Lajmin e plotë mund ta lexoni te Mediat Shqiptare, duke klikuar KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat