Nesër mbyllet një pjesë e rrugës “Luan Haradinaj”

Prishtina

Nesër mbyllet një pjesë e rrugës “Luan Haradinaj”

Nga: Bota sot Më: 15 prill 2018 Në ora: 18:35
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se nesër do të mbyllet një pjesë e rrugës “Luan Haradinaj”, për shkak të punimeve në kanalizimin e rrugës.

Ahmeti përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se kjo pjesë e rrugës do të mbyllet përafërsisht deri në ora 13:00 dhe këto punimet sipas tij, janë të rëndësisë së madhe.

Postimi i plotë:

Për shkak të punimeve në kanalizimin e rrugës Fehmi Agani, nesër (16 prill) detyrohemi të mbyllim një pjesë të rruges Luan Haradinaj së paku deri në ora 13:00 (prej ktheses te stadiumi deri te rruga UÇK). Këto punime janë të rëndësishme për një pjesë të madhe të qytetit prandaj ju falenderojmë për mirëkuptim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat