Projektligji për Prishtinën në seancën e 17 majit

Prishtina

Projektligji për Prishtinën në seancën e 17 majit

Më: 14 maj 2018 Në ora: 13:22
Prishtina

Dardan Sejdiu, shef i Grupit parlamentar të Partisë Social Demokrate pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës tha se seanca e radhës do të mbahet më 17 maj, ndërsa në rend dite në lexim të dytë do të jetë Projektligji për Prishtinën.

Sejdiu bëri të ditur se në këtë seancë do të diskutohet edhe për heqjen e roaming-ut ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë si dhe po ashtu temë do të jetë çështja e largimit të pikave doganore Kosovë-Shqipëri.

Shefi i Grupit parlamentar i PSD-së tha se seanca tjetër e radhës do të jetë më 23 maj, e që do të jetë vazhdimi i seancës me pikat e mbetura nga seancat e kaluara, e që pritet të jenë edhe interpelancat ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat