Takim informues me mësimdhënës për provimin e maturës

Prishtina

Takim informues me mësimdhënës për provimin e maturës

Më: 23 maj 2018 Në ora: 10:19
Takimi informues

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se drejtoria për arsim e kësaj komune në koordinim me Ministrinë e Arsimit, Shkencën dhe Teknologjisë, organizuan takim informues me mësimdhënës lidhur me përgatitjet e organizimit të provimit Shtetëror të Maturës, si dhe për punët detyrat, dhe përgjegjësitë e administruesve dhe monitoruesve që do t’i kenë në këtë proces.

Provimi Shtetëror i Maturës këtë vit do të organizohet në disa faza dhe sipas regjioneve.

"Në regjionin e Prishtinës do të mbahet më 29 maj dhe 6 qershor 2018. Në këtë takim mësimdhënësit e Komunës së Prishtinës, u njoftuan se do të administrojnë dhe monitorojnë testin e maturës në Komunën e Podujevës, të Obiliqit, të Fushë Kosovës dhe në Komunën e  Drenasit", thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat